Edhe një politikan pushon në hotelin më të shtrenjtë në botë, ja emri dhe foto!

Aktuale January 13, 2018 - 21:38

Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj gjatë kohë ishte temë kryesore në mediumet kosovare për shkak të pushimeve të shtrenjta në Hitel Carlton në St Moritz të Zvicrës, që u quajt edhe hoteli më i shtrenjtë në botë.

Kurse tani në të njëjtin hotel është duke pushuar edhe politikani i njohur nga Kumanova, Hadi Osmani nga radhët e LSDM-së.

Osmani madje edhe ka provokuar duke aluduar se çmimet në këtë hotel nuk janë aq të larta për të.

“Hotel Carlton, St . Moritz, Switzerland Asgjë nuk është shtrenjtë, kur ia vlen!”, ka shkruar Osmani.

I kontaktuar nga gazetari jonë se sa kohë do të qëndrojë në këtë hotel të shtrenjtë dhe prej nga mjetet, Osmani është përgjigjur me arrogancë.

“Edhe unë jam marrë me gazetari, por megjithatë duhet ta respektoni jetën private”, ka thënë Osmani./Shprehu

Image