Haradinaj flet për marrjen e pasaportës së Shqipërisë

Haradinaj flet për marrjen e pasaportës së Shqipërisë

Aktuale janar 12, 2018 - 16:08

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë sot se pasaportën e Shqipërisë të cilën e ka marrë dje në Tiranë nuk do ta përdor për udhëtime.

“Është më shumë si nder”, ka thënë shefi i qeverisë kosovare.

Ai ka thënë se do të punoj për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“I kuptoj shqetësimet që janë dhënë”, ka thënë ai pas mbledhjes së qeverisë, duke shtuar edhe një herë se pasaportën e Shqipërisë e ka marr veç për nder, por nuk do ta përdor për udhëtim.