Veton Surroi sulmon ashpër Hashim Thaçin
Aktuale
December 29, 2017 - 22:56
Publicisti Veton Surroi përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka reaguar ashpër ndaj presidentit Hashim Thaçi, raporton Gazeta Blic.
Surroi ka thënë se Thaçi sot ka falë në emrin e tij vrasësit e vajzave Adelina Hajra tre vjeçe dhe Mimoza Hajra nënte vjeçe.
“Vrasësit e vajzave u falën sot nga Hashim Thaçi, ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Surroit:
Adelina Hajra tre vjeçe dhe Mimoza Hajra nënte vjeçe u vranë më 20 gusht 2001 në Drenas.
Vrasësit e vajzave u falën sot nga Hashim Thaçi, ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës.
Ai mund ta ketë bërë në emër të vetin, jo në emër tim si qytetar i Kosovës.
#jonëemërtim