Mblidhet Kryesia e Kuvendit
Aktuale
December 19, 2017 - 08:37
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet për një takim të rregullt ku pritet që të caktojë seancën e radhës.
Dy pika do të jenë në këtë seancë: adresimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.