Targat 'KS' edhe pesë vjet në Kosovë

Targat 'KS' edhe pesë vjet në Kosovë

Aktuale dhjetor 15, 2017 - 14:44

Bekim Hoxha nga Agjencia e Regjistrimit Civil tha sot se edhe pesë vjet do të ketë furnizim me tabela KS, për ata që i duan ato.

Në mbledhjen e Komisionit Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Bekim Hoxha nga Agjencia e Regjistrimit Civil tregoi edhe sa kohë do të vlejnë targat KS.

“Edhe për 5 vjet do të vazhdojmë të furnizojmë me tabela KS për gjithë qytetarët që dëshirojnë me pasë këto tabela”, tha Hoxha në komision.

Hoxha tregoi për afatin e targave KS, kur u pyet nga deputeti Rexhep Selimi se deri kur do të vazhdohet me to dhe me lejimin e qarkullimit me targa ilegale.

Pyetje së Rexhep Selimit iu përgjigj edhe ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj që po raporton në këtë komision.

“Ne i kemi gjetur disa marrëveshje por e rëndësishme është që jemi duke punuar me i bo tabelat RKS”, tha ministri Sefaj.

Ai foli edhe për targat ilegale.

“Ne jemi të vetëdijshëm edhe policia e di qe ka targa ilegale. Kemi masa të buta dhe të forta, por mos kërkoni me marrë masa radikale tash se nuk mundemi”, tha ministri Sefaj. /Kallxo.Com/