Molliqaj tregon se kur dhe pse ka filluar debati mes tij dhe Kurtit

Aktuale December 14, 2017 - 21:11

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se debati mes tij dhe themeluesit të VV-së, Albin Kurti kanë filluar që nga tetori të vitit të kaluar.

Ai në emisionin “Zona B” të Klan Kosova tha se ai dhe Kurti kanë pasur dallime në mënyren e të diskutuarit në organizatën e tyre.

Sipas tij ai ka qenë i bindur që unë do të ia zë vendin atij une po du të jem i pari i Vetëvendosjes.

“Në tetor të vitit të kaluar kur ka nisur një diskutim, diskutimi ka filluar mes Albin Kurtit dhe disa aktivistëve të VV mbi disa shqetësime rreth Lëvizjes dhe disa sjelljeve tona, dhe leximi që bënte ai mbi këtë çështje.

Nuk mund ta mohojë se kemi qenë njerizt që kemi punuar më së shumti bashkë për shtatë vite.

“Që ne kemi organizatë që do t’i fitojë zgjedhjet unë kam besuar se organizta jonë që mund ti fitojë zgjedhjet por Albini ishte i shqetësuar”, ka deklaruar ai