Ymeri: Me Termocentralin ‘Kosova e Re’, rryma do të shtrenjtohet

Ymeri: Me Termocentralin ‘Kosova e Re’, rryma do të shtrenjtohet

Aktuale dhjetor 14, 2017 - 10:28

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e ka quajtur skandaloz projektin për termocentralin “Kosova e Re”, për ndërtimin e të cilit dje është nënshkruar marrëveshja.

Ymeri tha se ky projekt dëmton ekonominë e Kosovës, raportn “Zeri.info”.

“Dje është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, ky është projekti më i madh pas luftës, por edhe jotransparent. Ky projekt është skandaloz pas privatizimit tash po zbatohet faza e dytë e privatizimit. Ky privatizim nuk ka se si të jetë ndryshe veç privatizim i shtetit”, ka thënë ai.

Me këtë marrëveshje ai tha se, Qeveria i ka shuar mundësi Kosovës për zhvillim ekonomik.

“Me këtë kontratë ne po heqim dorë nga infrastruktura jonë. Ne po heqim dorë nga një mundësi që e ka ekonomia e Kosovës”, ka thënë Ymeri, raporton “Zeri.info”.

Ai tha se çmimi i energjisë elektrike rrezikon te rritet për 40% në vitet e ardhshme.

“Kjo do të shkaktojë probleme për qytetarët të cilët edhe sot e kanë të vështirë ta paguajnë energjinë elektrike", ka thënë ai.

Ymeri i beri thirrje qeverisë të kenë kujdes me projekte të tilla. /ZËRI/