Qeveria dërgon në Kuvend raportin e Komisionit për Demarkacionin
Foto: Laura Hasani

Qeveria dërgon në Kuvend raportin e Komisionit për Demarkacionin

Aktuale dhjetor 04, 2017 - 10:40

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar raportin e Komisionit të ri për demarkacionin, me ç’rast të njëjtin ka vendosur ta dërgojë në Kuvendin e Kosovës, raporton zeri.info.

“Raporti u miratua dhe i kalon për shqyrtim parlamentit të vendit”, tha kryeministri Ramush Haradinaj, pas votimit të kabinetit qeveritar.

Këtë raport, komisioni i drejtuar nga Shpejtim Bulliqi, e prezantoi sot para qeverisë, ku ndër të tjera pati edhe kundërshtime./Zeri