Pas përplasjeve për njohjet, Daçiq ia jep dorën Pacollit në Washington

Aktuale November 29, 2017 - 21:47

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Begjet Pacolli, sot në Uashington ka folur në konferencën e Këshillit të Atlantikut, me temën "Po vjen stuhia? Formësimi i të ardhmes së Ballkanit në epokën e pasigurisë”.

Ai me këtë rast ka pasur edhe një shtrëngim të duarve me homologun e tij, Ivica Daçiq.

Pacolli në këtë konferencë ka vlerësuar se është e domosdoshme të zvogëlohet burokracia, të forcohet ndërmarrësia private dhe të sillen lojtarët globalë në rajon.

Ai ka thënë se është e nevojshme të thyhen monopolet, duke theksuar se Serbia ka monopol në komunikacionin ajror, bujqësi dhe në sfera të tjera.

Pacolli ka deklaruar se është e nevojshme prania më e madhe e kompanive amerikane në rajon.

"Kosova është shtet i ri, jemi të hapur për partneritet privat si dhe për zona të tregtisë lirë. Daçiq, eja ta shpallim Mitrovicën veriore zonë të lirë tregtare. Sepse vetëm me krijim të punëve mund ta zvogëlojmë ndikimin e politikës”, ka thënë ndër të tjera Pacolli.