LDK i bashkohet qeverisë? Kjo është përgjigja e Avdullah Hotit
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të jetë pjesë e qeverisë Haradinaj, dhe se deklarimet e tilla nga analistë të ndryshëm janë thjesht spekulime dhe të pavërteta me qëllim që t’i përmbushin qëllimet e tyre. LDK do të tregojë se do të jetë një opozitë e fuqishme dhe se qeverisja e tanishme do ta rrëzojë vetveten”.
Kështu tha Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti.
Hoti ishte i ftuar në emisionin “Politikë” me Sejdi Demiri, ku shprehu kritika të mëdha ndaj Qeverisë Haradinaj, për të cilën u shpreh se nuk ka njohuri, vizion dhe as vullnet për ta zhvilluar vendin në asnjë sektor dhe se sipas Hotit, qeverisja e tanishme e Kosovës nuk është duke pasur njohuri se si duhet ta udhëheq Kosovën në dialogun me Serbinë.
Madje për Hotin Qeveria Haradinaj është një anije pa busullë.
Për shefin e Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti formimi i një grupi të unitetit tanimë nuk ka kuptim.
Kjo përshkak se sipas tij një grup i tillë ka pasur kuptimin në vitin 2005/2006, atëherë kur dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë kishte qenë në fazën fillestare, dhe se tashmë Kosovës nuk i duhet një grup i tillë.
Hoti ishte i ftuar në emisionin “Politikë” me Sejdi Demirin, në të cilin u shpreh se qeveria Haradinaj nuk ka aftësi për udhëheqjen e dialogun në mes këtyre dy shteteve.
Ai shtoi se qeveria Haradinaj është e zënë ngushtë nga Lista serbe, pa miratimin e sëcilës nuk mund të marrin asnjë vendim në të mirën e vendit.