A do të jetë afati i nëntorit me dy provime?

Aktuale October 07, 2017 - 21:50

Senati i Univerisitetit “Hasan Prishtina” pritet që në mbledhjen e ardhshme të votojë rreth afatit të nëntorit për studentët se sa provime kanë drejtë t’i paraqesin.

Këshilli i studentëve të Fakultetit Juridik ka njoftuar se ka dërguar në Senat kërkesat e mjaftueshme që ky afat të jetë me 2 (dy ) provime.

Po ashtu i njëjti sipas studentëve me gjasë duhet të vlejë edhe për sigurimin e kushtit të vitit vijues, shkruan Indeksonline.

Arsyeja pse afati i nëntorit duhet të jetë me dy provime, argumentet e studentëve tregojnë se kjo ju jep mundësi një numri mjaft të madh të studentëve që ta likfidojnë vitin akademik, ndërsa shumë të tjerë ta fitojnë kushtin, që mos me përsërit përsëri vitin e njëjtë