
Votohet Qeveria, Ramush Haradinaj sërish kryeministër
Me 61 vota për dhe 1 abstenim është votuar Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj ka prezantuar kabinetin e tij duke falënderuar deputetët për besimin.
Ai është zotuar për një Kosovë evropiane dhe zhvillimore.
Gjatë procesit të votimit, në sallë nuk ishin deputetët e koalicionit LA dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Haradinaj, kishte mbajtur postin e kryeministrit të vendit edhe para 12 viteve, vetëm se atëherë në një koalicion me LDK-ne e ish presidentit Ibrahim Rugova. /Zeri/
Para votimit, Haradinaj ka prezantuar kabinetin qeveritar.
Kabineti i Qeverisë Haradinaj përbëhet nga këta emra:
Zëvendëskryministër i parë Behgjet Paoclli
Zëvendëskryeministër Enver Hoxhaj
Zëvendëskryeministër Fatmir Limaj
Zëvendëskryeministër Dardan Gashi
Zëvendëskryeministër Dalibor Jevtiq
Ministër i Forcës së Sigurisë Rrustem Berisha
Ministër i Infrastrukturës, Pal Lekaj
Ministria e Punëve të Brendshme: Flamur Sefaj
Ministër i Financave Bedri Hamza
Ministër i Shëndetësisë Uran Ismaili
Ministër i Kulturës dhe Sportit Kujtim Gashi
Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë: Besim Beqaj
Ministre e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha
Ministër i Drejtësisë, Abelard Tahiri
Ministër i Arsimit, Shyqyri Bytyqi
Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj
Ministër i Diasporës, Daradan Gashi
Ministër i Bujqësisë, Nenad Rikado
Ministria e Pushtetit Lokal: Ivan Todosijeviq
Ministër i Zhvillimit Rural, Rasim Demiri.
Kreu i AAK-së erdhi në këtë post si kandidat i koalicionit në mes të partisë së tij me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismës për Kosovën, ndërsa në koalicion janë edhe Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.