Ja në sa ora do të falet namazi i Kurban Bajramit

Aktuale August 28, 2017 - 14:02

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është ditën e premte më 1 shtator 2017.

Përmes një njoftimi për medie, Bashkësia Islame ka bërë të ditur se manifestimi qendror i festës së Kurban Bajramit do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe se ky manifestim fillon në ora 05:15 pas faljes së sabahut, ndërkaq falja e namazit të Kurban Bajramit do të bëhet në ora 06:37..

Njoftimi i plotë i Bashkësisë Islame:

Kurban - Bajrami të premten më 1 shtator 2017

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban - Bajramit, është ditën e premte më 1 shtator 2017.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në  Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Manifestimi fillon në ora 5:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Hetem ef. Sopjani  - Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 06:37 të cilit do ti prij Jakup ef. Çunaku- drejtor i Medresesë "Alaudin" në Prishtinë,  ndërsa  Hytben - mesazhin e Kurban - Bajramit do ta mbaj, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 1 shtator 2017, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.