Ky është kandidati Vetëvendosjes për kryetar të Drenasit

Aktuale August 14, 2017 - 20:13

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur kandidatin e saj për kryetar të Drenasit, në zgjedhjet që do të mbahen në tetorin e sivjetmë.

Partia që udhëhiqet nga Visar Ymeri ka njoftuar se Shemsi Elezi është zgjedhur kandidat i saj për kryetar të Drenasit.

"Anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas, përmes demokracisë së drejtpërdrejtë, e kanë votuar z. Shemsi Elezin si kandidat për kryetar të kësaj komune. E urojmë z. Elezi për rezultatin e treguar në këtë proces të brendshëm zgjedhor dhe për zgjedhjet që do të mbahen me 22 tetor", thuhet në një njoftim të lëshuar nga VV.

Image