Para se të rinisë seanca, Mikullovci konsultohet me Hotin e Konjufcën
Foto: Laura Hasani

Para se të rinisë seanca, Mikullovci konsultohet me Hotin e Konjufcën

Aktuale gusht 10, 2017 - 10:32

Kryesuesi i seancës Adem Mikullovci, meqë para pak minutash kërkoi pauze 10 minutëshe, aktualisht po konsultohet me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit LAA.

Mikullovci, para se të rinisë seanca, po bisedon me shefin e grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca dhe të nominuarin për kryeministër nga LAA, Avdullah Hotin, për të vendosur se si do të veprojë tutje. Ai me ketë rast, u ka bërë thirrje deputetëve qe janë jashtë sallës t'i bashkohen seancës. /Zeri/