Hoti: PAN-i është pakicë, seanca të mbahet sa më shpejt

Hoti: PAN-i është pakicë, seanca të mbahet sa më shpejt

Aktuale gusht 09, 2017 - 10:24

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti, ka thënë se bojkoti i PAN-it ndaj senacës konstituive është me qëllim që ta zvarrisë formimin e institucioneve.

"Sjelljet e tilla janë vetëm zvarritje e formimit të institucioneve. Është dashur të kemi qeveri institucionale deri më tash", ka deklaruar ai.

Hoti më tej, ka bërë thirrje që seanca të mbahet sa më shpejt.

"Ne bëjmë thirrje që seanca te mbahet sa më shpejt, ju ftoj që edhe ju të merrni pjesë dhe te propozoni kandidatin tuaj", ka shtuar ai.

Kurse, ka konsideruar se PAN-i është pakicë, andaj ai ka konsideruar se ky koalicion nuk do të mund t'i formojë institucionet.

"Ju jeni pakicë dhe nuk mund t'i formoni institucionet", ka shtuar ai./Zeri