Nexhat Daci: PAN të bëjë sakrificë për t’i shmangur zgjedhjet

Aktuale August 05, 2017 - 16:03

Nexhat Daci është politikani që pasluftës kishte negociuar zhbllokimin e bllokadës politike, pas zgjedhjeve të para parlamentare. Atëherë, LDK si fituese e zgjedhjeve, pas një bllokade, kishte bërë lëshime, duke pranuar që pozitën e Kryeministrit t’ia japë partisë së dytë, PDK’së.

Ish-udhëheqësi i Parlamentit, Nexhat Daci, sheh ngjashmëri edhe tash me kohën e pasluftës. Thotë se partia fituese duhet të bëjë lëshime për të zhbllokuar proceset politike.

Thotë se Kadri Veseli nuk është dashur të kushtëzojë tërheqjen e tij nga pozita e Kryeparalmentarit me votimin e Qeverisë. Ndërsa, sa i përket seancës konstituive, Daci thotë se seanca ende nuk është mbyllur, por vetëm është bërë një gabim nga ana e Kryesuesit, i cili ka qenë nën presion të partisë.

Thotë se s’ka seancë të re sepse s’ka kush e thirr, por duhet të vazhdohet deri në fund, me seancën konstituive.  Nëse bllokada vazhdon, Daci thotë se pashmangshëm do të ketë zgjedhje, ku askush s’do të jetë përfitues./Express/