Mblidhen deputetët e AAK-së
Aktuale
August 01, 2017 - 20:10
Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot kanë zhvilluar një takim, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i partisë, njëherësh kandidati për kryeministër të vendit nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj.
Pal Lekaj, deputet i zgjedhur, ka shkruar në Facebook se në takim është diskutuar për formimin e institucioneve të reja.
“Takim me kolegët deputetë të AAK’s dhe me kryetarin Haradinaj. Një bisedë për proceset që na presin në konstituimin e institucioneve të reja, Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Lekaj.
Seanca konstituive e Kuvendit mbahet të enjten.