'Akush në LDK nuk e voton Haradinajn'
Foto: Laura Hasani

'Akush në LDK nuk e voton Haradinajn'

Aktuale korrik 15, 2017 - 11:00

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka mohuar për “Zërin” se ndonjë deputet i LDK-së do ta votojë Haradinajn për kryeministër. “Nuk ka mundësi të ndodhë ajo që dikush prej 29 deputetëve të koalicionit të LDK-së të dalë nga Grupi Parlamentar”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Edhe nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu, i ka hedhur poshtë të gjithë zërat se deputet nga AKR-ja do të votojnë pro Ramush Haradinajt për kryeministër.

Ai deklaroi për “Zërin” se askush nga ky subjekt politik nuk do të devijojë nga qëndrimet e partisë, të cilat janë kundër PAN-it.

“Nuk kam informata zyrtare nëse seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet javën që vjen. Mirëpo, mirëpres mbajtjen sa më të hershme të seancës, me qëllim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve. Askush brenda koalicionit apo AKR-së nuk do të devijojë nga qëndrimi ynë fillestar, pra që nuk mbështesim dhe nuk bashkëpunojmë me koalicionin PAN. Shpresoj se kjo u ndihmon për t’i sqaruar thashethemet në opinion publik”, ka thënë Sejdiu./Zeri/.