Milaim Zeka: Nëse dështon Ramushi, qeverinë ta bëjë Albini

Milaim Zeka: Nëse dështon Ramushi, qeverinë ta bëjë Albini

Aktuale korrik 14, 2017 - 22:39

Deputeti i Nismës për Kosovën, pjesë e koalicionit PAN, Milaim Zeka, thotë se nëse Ramush Haradinaj dështon ta formojë qeverinë, atëherë radha duhet t’i vije Albin Kurtit.

“Nëse PAN-ni nuk mundet, e VV po, pse te mos bëhet qeveria? Pse te mos thyhet bllokada qeverisëse që tri vite?! Ma mirë një qeveri e keqe, se sa te mos kemi fare qeveri”, thotë Zeka.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

Nese deshton Ramushi, i takon Albinit

Te gjithe po flasim me nese. Nese Ramushi e formon qeverine, nese nuk e formon.

Juridikisht, edhe une mundem me qene mandatar i dyte, nese shkoje tek presidenti me 61 nenshkrime.

Mirepo moralisht, kjo e drejte i takon Albin Kurtit dhe VV, prandaj nuk di se çka ka te paçarte ne kete rast.

Nese PAN-ni nuk mundet, e VV po, pse te mos bahet qeveria?

Pse te mos thyhet bllokada qeverisese qe tri vite?!

Ma mire nje qeveri e keqe, se sa te mos kemi fare qeveri?!!!