Zemaj tregon nëse janë ‘shitur’ deputetët e LDK-së (Video)

Zemaj tregon nëse janë ‘shitur’ deputetët e LDK-së (Video)

Aktuale korrik 14, 2017 - 22:35

Koalicionit PAN i duhen edhe disa vota për formimin e Qeverisë.

Ka deklarata se ato janë siguruar nga deputet individual e veçanërisht të koalicionit LAA.

Armend Zemaj nga LDK-ja që ka marr votat e mjaftueshme për tu bërë deputet thotë se, subjekti i tij qëndron i palëkundur në raport me PDK-në.

Sa i përket zërave se deputetë të LDK-së mund të votojnë koalicionin PAN, Zemaj tha se kjo është e drejtë e çdo individi.

Zemaj shprehet i bindur se PAN nuk mund të formojë Qeverinë sepse nuk i ka numrat. Dhe kërkon që mundësia sa më shpejt t’i ipet LDK-së dhe Vetëvendosjes. /TribunaChannel/