Mustafa do të komunikojë me Haradinajn e Limajn vetëm kur të mos ekzistojë PAN-i
Aktuale
June 20, 2017 - 22:25
Isa Mustafa, kryeministër në largim, ka thënë se LDK është e hapur që të bëjë koalicion paszgjedhor me të gjitha partitë, përveç PDK-së.
Por ai thotë se kushti i vetëm i tyre për bashkëqeverisje me dikë, është që ta kenë postin e kryeministrit.
Ai thotë se përveç bisedimeve me Vetëvendosjen, do të tentojnë të ketë komunikim edhe me Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, por vetëm pasi të largohen nga PAN-i.
‘Jo përderisa ekziston PAN. Me të gjithë do të bisedojmë vetëm që LDK ta ketë kryeministrin, përvec PDK-në.’, ka thënë Mustafa në Rubikon, transmeton Periskopi.
Ndërsa Mustafa ka zbuluar se që prej rrëzimit të qeverisë, nuk kanë pasur më ndonjë komunikim me PDK-në.