Ushtari i UÇK-së letër drithëruese Zoran Zaevit…. (Foto)

Aktuale June 01, 2017 - 22:29

 

Avdil Jakupi, i njohur si k Komandant Çakalla i ka drejtuar një letër publike kryeministrit të ri të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Përmes kësaj letre ai kërkon nga Zaevi që ta liroj nga burgu, ku po qëndron  për 14 vite me rradhë për një vepër që nuk e kabërë.

“I nderuar kryeministër,  Zoran Zaev, jam plotësisht i pafajshëm. Ali Ahmeti, Fatimir Dehari, por edhe komandant Hoxha e dinin mirë se kush i ka vendosur minat, por nuk reaguan . Unë isha i pa mbrojtur dhe u montova nga Zoran Verushevski, vetëm pse isha pjesëtar i UÇK-së. U dënova me 22 vite burg, tani më 14 i kam përfunduar” , është shprehur ai në letrën e dërguar në agjencinë e lajmeve INA.

Ushtari i lirisë pas luftës së vitit 2001 akuzohet nga maqedonasit me një akuzë  se gjoja kam minuar trenin e linjës Athinë-Beograd. Pastaj duke qenë në arrati arrestoi  dhe kidnapoi dy policë maqedon, njofton agjencia e lajmeve INA. Për këtë  vepër dënohet me 15 vite dhe 7 vite për terrorizëm, gjithsejtë 22 vite burg.

Ai gjatë kohë po qëndron në burgun e Shkupit, i cili është i mbushur me shqiptar të dënuar pa fakte.(INA)

Image