Dimal Basha reagon ndaj fjalorit të Ganimete Musliut

Aktuale May 22, 2017 - 18:20

Analisti Dimal Basha, ka reaguar ndaj ish-deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Ai përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, i ka reaguar Musliut duke thënë se askush nuk ka të drejtë ta akuzoj askënd për nënën që e ka, transmeton “Zeri.info”.

Basha ka thënë se është budallallëk që të përdorësh emrin e nënës së dikujt për ta ofenduar dikën.

Postimi i plotë i Bashës:

Nuk ka fjalore qe e permbledh budallakine e Ganimete Musliut

E para, eshte vertete budallaki me akuzu diken per nanen qe e ka. Asnje prej neve nuk kemi zgjdh nanat tona. Pra kerkush prej juve nuk eshte se keni pas zgjedhje ne kete pune.

E dyta, nana e secilit prej nesh mbetet nane, edhe aty perfundon. Pa marre parasysh fene, nacionalitetin, ngjyren apo racen, ato mbesin nanat tona qe ofrojne dashni te pakushtezume dhe meritojne rrespektin e secilit. Eshte pertej budallakie me perdore emnin e nji nane per me u mundu me ofendu dikend, sidomos me arsyen se ajo i takon nje race, religjioni, apo nacionaliteti tjeter.

Po ju tregoj nje histori personale. Nane e nje prej shokeve me te mire te jetes sime, qe jemi rrit bashke, nuk ka qene me prejardhje shqiptare, por e kam dashte dhe vazhdoj me dasht si nanen teme. Kurre se kam pa nacionalitetin e saj, veq kam ndje dashnine dhe kujdesin qe ajo gjithmone ka pas per mu.

Prandaj, nuk ka fjalore qe e permbledh budallakie dhe poshtersine e komenteve te Ganimete Musliut, sidomos tu marre parasysh se eshte vet femer. Mbase besoj se nuk je nane vet, po shpresoj qe nana jote intervenon edhe ulet te flet pak, se si duket kete pjese nuk ta ka shpjegu mire.

E fundit, une e njoh Ilirin, por nuk e njoh edhe nanen e tij, mirepo nuk kisha pas qef ma shume ne bote se Kosova me pas sa ma shume nana qe lindin djem si Iliri dhe shoku im qe jane nje vlere e madhe e atij vendi.