Thaçi: Gjetëm frymëzim te McCain në ditët tona më të vështira
Foto: Laura Hasani

Thaçi: Gjetëm frymëzim te McCain në ditët tona më të vështira

Aktuale prill 14, 2017 - 11:53

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se “në botë ka pak njerëz që mëshirojnë më shumë se senatori amerikan John McCain vlerat e lirisë”.

“Në ditët tona më të vështira si komb, kemi gjetur frymëzim në shëmbëlltyrën e tij. Me punën dhe angazhimin e tij për çlirimin e Kosovës, senatori McCain dëshmoi se liria nuk është privilegj i të fortit, por e drejtë fondamentale për secilin njeri, për secilin komb. Zoti e bekoftë miqësinë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Gjatë ditës së sotme, Thaçi i ka ndarë medaljen “Urdhri i Lirisë” senatorit amerikan John McCain që sot përfundon vizitën në Kosovë.