McCain: Miratimi i Demarkacionit, hap i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës (VIDEO)
Foto: Laura Hasani

McCain: Miratimi i Demarkacionit, hap i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës (VIDEO)

Aktuale prill 13, 2017 - 15:33

Senatori amerikan, John McCain, në fjalimin e tij gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës iu drejtua ligjvënësve lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se miratimi i Marrëveshjes për shënjimin e territorit me Malin e Zi paraqet një hap të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.

“Nëse më lejoni si një mik i vjetër, dëshiroj të t'jua bëj të ditura shpresat e mia drejt të ardhmes së Kosovës. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit në vitin 2015 ishte hapi i parë, tani është koha që ta vazhdoni masën e përparimit. Miratimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi do të paraqiste një hap të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë ai.

McCain ka thënë se Kosova ka bërë progres në këto 9 vite, duke përmendur luftimin e terrorizimit.

Ai ka përmendur lojën Shqipëri-Izrael, ku u parandalua një sulm nga Policia e Kosovës.

“Anëtarët e kongresit të dy partive për të mbështetur Kosovën. Me të vërtet mbështetja jonë ka qenë a partiake. Kosova ka shënuar progres për këto 9 vite ku ka themeluar Kushtetutën Qeverinë si dhe rruga drejt anëtarësimit në BE, e integrimi i serbeve përmes dialogut. Veçanërisht dua ta falënderoj Kosovën për përkushtimin në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë senatori amerikan.

Ai ka përmendur edhe rastin e ndeshjes Shqipëri- Izrael ku polica e  Kosovës ka parandaluar një sulm terrorist.