Arifi: Takimi i së martës legjitimon Serbinë për t’i dënuar komandantët

Aktuale January 22, 2017 - 22:45

Kryetari i Degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në bisedime derisa Ramush Haradinaj është ende në mbajtje në Francë është tërësisht legjitimim i përpjekjeve Serbe.

“Pjesëmarrja e Kosovës në bisedimet e së martës përderisa Ramush Haradinaj është ende në mbajtje në Francë është tërësisht legjitimim i përpjekjeve Serbe për sjelljen e komandantëve të UÇK para “drejtësisë ” Serbe”, tha Arifi për lajmi.net.

Sipas tij, “kjo sjellje është shprehje e inferioritetit dhe paaftësisë së përfaqësuesve të Kosovës në mbrojtjen e interesave nacionale.”

Ndër tjera, ai tha, se dialogu është shndërruar në projeksion të fuqizimit të shtetit serb në Bruksel si dhe forcimin e Thaçit.

“Dialogu që ishte dashtë të jetë në funksion të njohjes së shtetit të Kosovës është shndërruar në projeksion të fuqizimit të shtetit serb në Bruksel si dhe forcimin e z. Thaçi në krye të shtetit të Kosovës. Interesat nacionale të Kosovës janë në rend të fundit”, tha ai.