Protesta në Pejë përmes fotografive
Qindra qytetarë të zonës së Dukagjinit ishin mbledhur sot në qytetin e Pejës për të protestuar kundër arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.
Me pankarta në duar “Haradinaj është çlirimtar”, “Ramushi simbol i kombit”, ata kërkuan lirimin e tij, kështu duke kundërshtuar fuqishëm arrestimin e tij nga ana e shtetit francez i cili zbatoi urdhërarrestin e lëshuar nga ana e Serbisë, raporton “Zeri.info”.
Po ashtu, protestuesit pankartat e tyre i kishin shkruar edhe në gjuhën frënge në mënyrë që mesazhin e tyre ta kuptonin drejtpërdrejt autoritetet franceze.
Gjithashtu, vlen të theksohet se gjatë ditës së sotme edhe në qytete të tjera të Kosovës si dhe në Shqipëri e Maqedoni janë mbajtur protesta kundër arrestimit të Haradinajt.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan rezolutën për Haradinajn e cila ishte iniciuar nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj. /ZËRI/