Ali Aliu: Bërthama e Akademisë është LDK-ja
Akademiku, Ali Aliu i cili tash e 20 vjet është pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka thënë se krejt këtë kohë janë akuzuar që favorizojnë një parti politike, LDK-në.
Ai shton se vite me ardhur dhe aktualisht bërthama e Akademisë është LDK-ja, njofton Klan Kosova.
“Jam njëzet vjet në akademi dhe gjithnjë na është bërë vërejtje që favorizojmë një parti politike përkatësisht një LDK”, pohon ai.
Ndërsa për zgjedhjen e anëtarëve të rinj Aliu thekson se gjithnjë do të ketë vërejtje dhe pakënaqësi për kandidatët që zgjidhen”.
“Mënyra e pranimit dhe konkurrimit në Akademi lejon një subjektivizëm”.
“Një vërejte mund të bëhet te propozimi i anëtarëve”. “Nga 50 aplikantë tetë prej tyre hynë në votim”, shton ai.
“Do të dëshiroja të flasim për një proces të zgjedhjeve dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të jetë pika më e rëndësishme”.
Kurse kur pjesë e saj është bërë kryeministri aktual i Kosovës, Isa Mustafa, Ali thotë se aty ka shkuar si ekonomist serioz dhe se kjo nuk mund të vihet në diskutim dhe të komentohet.
Më tej përmend edhe ministrin a Arsimit, Arsim Bajrami.
“Si jurist ka aplikuar dhe e kanë propozuar Arsim Bajramin”.
Në anën tjetër për LDK-në ka thënë se ani pse ka qenë njëri nga themeluesit e saj, nuk është ftuar që nga koha e Rugovës, që siç ka thënë, kur kishin ndonjë pesë vjetor,
“Kanë kaluar 20 vjet dhe nuk na kanë thirrur kurrë nuk kemi lidhje të linjës së kësaj natyre”, ka deklaruar ai, kur fjala ka qenë se shumë anëtarë të Akademisë janë nga LDK.