'LSDM-ja ka marrë më tepër vota se BDI-ja në disa vende shqiptare'
Aktuale
December 11, 2016 - 20:51
Disa parti politike kanë filluar me nxjerrjen e të dhënave të para jozyrtare për disa rajohen më të vogla.
Sipas Shtabit zgjedhor të LSDM-së, në disa vende shqiptare LSDM-ja ka më tepër vota se BDI-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për Tanushën, Brezën dhe Sopishtën, ku thuhet se LSDM-ja ka marrë më tepër vota se BDI-ja.
Gjithashtu, jozyrtarisht bëhet e ditur se LSDM-ja ka epërsi në Manastir dhe disa qytete tjera.