Thaçi: Zotimi i NATO-s obligim për Kosovën
Aktuale
December 08, 2016 - 15:26
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova do të përfitojë nga aktivitetet dhe programet e ndryshme që do t’ia ofrojë NATO-ja.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se zotimi i Aleancës është obligim për Kosovën.
Ky është postimi i plotë:
NATO sot konfirmoi se marrëdhëniet e Kosovës dhe Aleancës Veri Atlantike tani e tutje do të kenë një kualitet tjetër të bashkëpunimit.
Ndër të tjera, republika jonë e re do të përfitojë nga aktivitete dhe programe të ndryshme të ofruara nga NATO.
Zotimi i Aleancës është obligim për ne, por edhe mirënjohje për politikën tonë të dialogut e bashkëpunimit.
Kosova ka aspiratë jetike anëtarësimin në NATO dhe BE, familje këto të popujve të lirë e të barabartë. HTH