'Familja Dehari të çlirohet nga pengmarrja që i ka bërë VV-ja'

'Familja Dehari të çlirohet nga pengmarrja që i ka bërë VV-ja'

Aktuale nëntor 11, 2016 - 20:18

Opinionisti Petrit Zogaj, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se e kupton dhimbjen e madhe të familjes Dehari, pas vdekjes së mistershme të të birit Astritit në burgun e Prizrenit, por se do të donte që ajo të mos rrethohej nga zyrtarët e Vetëvendosjes në secilën paraqitje publike, njofton Klan Kosova.

“Rasti Astrit Dehari është rasti më i rëndë në vitet e fundit. Por unë nuk do të doja që familjarët e Astritit të ishin të rrethuar nga zyrtarë të Vetëvendosjes. Që të hiqet ideja se fëmiu biologjik është më pak i rëndësishëm se ai ideologjik dhe politik. Do të doja që ata të cliroheshin nga kjo pengmarrje që u ka bërë Vetëvendosja. Nuk besoj që një nënë dhe baba ndihet mirë me ata njerëz përreth dhe sigurisht janë nën presionin e partisë”.