Familja Dehari akuzon mediet për rastin e Astritit (VIDEO)

Familja Dehari akuzon mediet për rastin e Astritit (VIDEO)

Aktuale nëntor 11, 2016 - 17:06

Në këto momente është duke u mbajtur një konferencë e jashtëzakonshme e familjes së Astrit Deharit

Babai i Astritit, Avni Dehari:

Shteti na e ka e burgosë dhe na e ka vra djalin. Nuk kemi asgjë me shkrim apo me gojë, zyrtarisht, për ne djali jeton.

Mediave po ju drejtohem se ato janë duke u marrur me disa gjëra qe sjellin mjegull dhe paqartësi që ta kamuflojnë rastin.

Asnjë shkrim nuk e kam hasur se është arrestuar, se çfarë kushte ka pasur. Mediat janë duke u marrur me disa gjera që janë duke na rënduar më shumë jetën. Këto ditë kanë publikuar që ta publikojnë edhe një ditar të Astriti, dhe kjo është shumë e padrejtë.

Këto gjëra duhet të ia lenë prokurorisë dhe gjyqësisë, por, nuk besojme në këtë drejtësi. Unë jam ai që çdo të martë e kam marrë lejen për ta vizituar, çdo herë përpos familjes e kam marrë edhe nga nje shok të Astriti.

Ne jemi nënshkruar dhe me vendim te gjyqtarit kemi shkuar. Kjo po dëshmon edhe një herë që prokurori qenka instrument politik, dhe është në dorën r atyre që e kanë arrestuar Astritin.

Shteti e ka vra Astritin, mediat janë bërë hiena që po përfitojnë në këtë rast. Ne ketë prokurori nuk kem besim.

Nëna e Astritit:

 Nuk e kam të lehtë për me fole. Prej nga këto pamje dolën të Batoni. Është folur Dardan Molliqaj, e kemi pyetur a donë me ardh ndonjë shok me të pa edhe ai ka kërkuar që ti vijnë. Dardan Molliqajn e kemi mik të shtëpisë, kur kemi qenë në vizitë dy policë kanë qëndruar të Astriti dhe Dardani. Nusen shtatzënë ma kanë tranuar. Shteti e ka vra Astritin./ZERI