Dërguti: Vdekja e Deharit do t'i lëkundë themelet e këtij regjimi

Dërguti: Vdekja e Deharit do t'i lëkundë themelet e këtij regjimi

Aktuale nëntor 11, 2016 - 09:56

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka thënë se vdekja e aktivistit të tyre Astrit Dehari në burgun e Prizrenit do t’ia lëkund themelet e këtij regjimi ashtu siç ia lëkundi themelet UNMIK—ut, vdekja e Arbenit e Monit.

Dërguti në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se drejtësia për Deharin nuk përfundon me zbardhjen e rrethanave të vdekjes, por kur të sqarohen akuzat sipas saj të rrejshme për terrorizëm.

“Drejtësia për Astritin nuk përfundon me zbardhjen e rrethanave të vdekjes. Drejtësia vihet në vend kur të sqarohen akuzat e rrejshme për terrorizëm”.

“Mbajtja e njerëzve të pafajshëm në burg, është krimi më i rëndë që mund ta ketë kryer një shtet. Arbeni e Moni me vdekjen e tyre ia lëkundën themelet UNMIK-ut, Astriti do t’ia lëkund themelet këtij regjimi!”, ka shkruar Dërguti.