Nisma për Kosovën viziton familjen Dehari

Nisma për Kosovën viziton familjen Dehari

Aktuale nëntor 10, 2016 - 16:16

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me kryetarin e Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, sekretarin e Nisma-s, Bilall Sherifi, deputetë dhe anëtarë të kryesisë  sot kanë vizituar familjen Dehari, për t’ju shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të djalit të tyre, Astrit Deharit.

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, tha se vdekja tragjike e Astrit Deharit, na ka goditur jashtëzakonisht shumë, saqë nuk gjejmë dot fjalë për të pëshkruar trishtimin që përjetuam.

Krasniqi tha se në këto momente të rënda, me mendje dhe zemër jemi pranë prindërve të Astritit, veprimtarëve të pa lodhur të çështjes kombëtare, Avniut dhe Xhemiles.

Familja Dehari ka falënderuar delegacionin e Nismës për vizitën derisa prindërit e Astritit thanë se në këto ditë të rënda, çdo vizitë e mesazh ngushëllues është lehtësim për ne.

Image