O’Connell: Kërkoj sa më shpejt të bëhen të ditura rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit

Aktuale November 08, 2016 - 18:58

Ambasadori , Ruairi O’Connell për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren, ka thënë se duhet të sigurohet se ekziston një hetim transparent dhe i shpejt, përcjell “zeri.info”.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kërkon nga autoritetet e Kosovës që të bëhen të ditura sa më shpejt rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit.

"Shpreh keqardhjen time dhe të atyre nga Qeveria ime, për familjen dhe shokët që humbën Astrit Deharin.Ne i bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës për të siguruar se ka një hetim të shpejtë dhe transparent në rrethanat e vdekjes së tij”, ka shkruar O’Connell. /ZERI/