Çmenden mediat serbe: Ligji për Trepçën u kontrabandua natën dhe pa Listën Serbe!

Çmenden mediat serbe: Ligji për Trepçën u kontrabandua natën dhe pa Listën Serbe!

Aktuale tetor 08, 2016 - 11:18

Të ashpra janë reagimet e mediave serbe pas Aprovimit të Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kështu, që nga orët e para të mëngjesit të së shtunës mediat serbe kanë raportuar gjerësisht nga puna e Kuvendit të Kosovës ku në orët e para të mëngjesit u aprovua ky ligj, transmeton Gazeta Blic.

Një nga portalet më të mëdha dhe rëndësishme në Beograd, B92, shkruan që Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë aprovuar sot herët në mëngjes këtë ligj i cili, siç shkruan ky portal u “kontrabandua” në orët e hershme të mëngjesit pa praninë e deputetëve të Listës Serbe.

RTS, portal ky i Televizionit të Serbisë pokështu nga më të lexuarit në Serbi në anën tjetër raporton që përgjigja nga Beogradi pritet qysh sot dhe atë do ta jap Marko Gjuriqi i cili ka paralajmëruar edhe një konferencë për shtyp.