'Trepça' made in Kosova

'Trepça' made in Kosova

Aktuale tetor 08, 2016 - 08:02

Qeveria e Kosovës bëhet zyrtarisht aksionari kryesor i gjigantit metalurgjik "Trepça" me 80 për qind pjesëmarrjeje, derisa punëtorët bëhen pronarë me 20 për qind të aksioneve. Me procedurë të përshpejtuar Kuvendi i Kosovës ka miratuar pasmesnate Projektligjin me të cilin “Trepça” shndërrohet në Shoqëri Aksionare.

Me gjithë insistimin e Listës Serbe që ky ligj të mos kalojë, ai është miratuar me shumicë votash. Edhe dy subjektet e vogla opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, e kanë mbështetur këtë atë Lëvizja “Vetëvendosje” ka dhënë kritika të shumta duke e vlerësuar se kjo metodë i mundëson Qeverisë që ta shesë “Trepçën” pjesë-pjesë, prandaj kërkonte që Kuvendi të mos përjashtohet nga vendimmarrja për çështjen e “Trepçës”.

Kryeministri: “Trepça” mbetet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ky ligj ka një rëndësi të veçantë për Kosovën. Sipas tij, ligji përcakton qartë se resurset minerare janë pronë e Republikës së Kosovës dhe se me këtë ligj prona e “Trepçës” mbetet pronë e Republikës së Kosovës. “’Trepça’ sipas këtij ligji do të organizohet si Shoqëri Aksionare, ku aksionare me 80 për qind do të jetë Qeveria e Kosovës dhe 20 për qind e aksioneve do të jenë të punëtorëve të ‘Trepçës’. ‘Trepça’ do të jetë një korporatë unike, me bilanc të konsoliduar por njësitë biznesore do të kenë pavarësinë e tyre.

Projektligji siguron përkujdesje ligjore. Për këtë projektligj janë zhvilluar konsultime me akterë të ndryshëm punëtorët e ‘Trepçës’, ekspertë të pavarur dhe njohës të kësaj fushe”, ka theksuar Mustafa. Përderisa dy partnerët e mëdhenj të koalicionit, PDK dhe LDK, e kanë mbështetur këtë projektligj duke thënë është në të mirë të vendit, subjekti i tretë më i madh në vend, Lëvizja “Vetëvendosje” e ka kundërshtuar projektligjin. Ndërsa gjatë shqyrtimit të këtij Projektligji në Komision për Zhvillim Ekonomik u shtuan 21 amendamente, me të cilat u tha se fuqizohet roli i Kuvendit. “Kemi pasur kërkesa për forcimin e rolit të Kuvendit.

Për këtë çështje janë tri amendamente me të cilat roli i Kuvendit është forcuar. Kuvendi e jep pëlqimin për statutin para se aksionarët ta aprovojnë atë. Gjithashtu Kuvendi duhet të japë pëlqimin lidhur me shfrytëzimin e pasurive natyrore dhe transformimeve pronësore”, ka deklaruar kryetari i këtij Komisioni, Muhamet Mustafa në seancën e dytë që filloi pas orës 24:00. Gjatë votimit të këtyre amendamenteve ka pasur probleme me aparaturën e Kuvendit. Me këtë rast, deputeti Glauk Konjufca, ka thënë “Kur nuk jeni në gjendje për ta rregulluar aparaturën me 5 butona, nuk e di se si do të mund ta rregulloni ‘Trepçën’”.

Ymeri: “Trepça” ka për t’u shitur shumë shpejt

 Kryetari i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri ka thënë se Qeveria po synon që ta shesë pjesë-pjesë “Trepçën”. “Sikur hajni që vjedh veturën dhe e shet pjesë-pjesë, ashtu edhe Qeveria po e trajton ‘Trepçën’. Ta miratojmë shpejt e ta shesim shpejt. Ky është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës karshi ‘Trepçës’. Ka për t’u shitur shumë shpejt se ligji parasheh. Ligji kushtëzon privatizimin e ‘Trepçës’ në forma të ndryshme. Është përdorur një metodë mashtruese kinse Kosova po e merr në pronësi ‘Trepçën’ me 80 për qind. Sot po kërkohet që të votohet një ligj ku Kuvendi përjashton veten sa i përket vendimeve për ‘Trepçën’”, është shprehur Ymeri. Ai më tej ka thënë se “Trepça” duhet të shndërrohet në ndërmarrje publike dhe të trajtohet si ndërmarrje e veçantë publike, pasi sipas tij kështu shpëtohet “Trepça”. Kurse nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Sabri Hamiti, ka dhënë disa propozime me të cilat i jepet rol edhe Kuvendit “Nëse aksionari kryesor është Qeveria me 80 për qind të aksioneve, propozoj që Neni 8, paragrafi 9 të duket kështu: lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me investimet, bordi duhet të marrë pëlqimin e Qeverisë së Kosovës, i cili miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, është shprehur Hamiti.

AAK e “Nisma”: Kemi vërejtje, por e mbështesim Projektligjin

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se ky Projektligj është në të mirë të vendit, megjithatë ka thënë se Qeverisë nuk duhet t’i lihet tërë përgjegjësia për “Trepçën”. “Vërejtja jonë është që të mos i lihet tërë përgjegjësia Qeverisë, por të jetë dhe Parlamenti dhe të mos lejohet që dikush të kontrabandojë apo të marrë për interesa të ngushta. Ne nuk do ta politizojmë çështjen. Nuk do të hezitojmë që të mbështesim që ky ligj të jetë në të mirë të vendit dhe zhvillimit ekonomik. Nuk do t’i bëjë dëm askujt as Listës ‘Srpska’ dhe as askujt tjetër”, ka potencuar Lekaj.

Ndërkohë kryetari i “Nismës për Kosovën”, Fatmir Limaj, ka thënë se për dallim nga propozimi  .