Sot do të mbahen dy seanca
Foto: Laura Hasani

Sot do të mbahen dy seanca

Aktuale tetor 07, 2016 - 15:59

Me shumicë votash është vendosur që në seancën e sotme të mbetet vetëm një pik në rend dite e që është shqyrtimi i projektligjit për Trepçën dhe se pas miratimit në lexim të parë të këtij projektligji të mbahet edhe një seance tjetër për ta miratuar edhe në lexim të dytë.

Këtë propozim e ka dhënë Ismet Beqiri ndërsa u vendosë me shumicë votash.

Kërkesën e Beqirit e ka mbështetur grupi parlamentar i PDK-së. Ndërsa kundër janë shprehur Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se nuk ka arsye të qëndrueshme që projektligji të miratohet në procedure te përshpejtuar.

Glauk Konjufca ka thënë se nëse kryhet kështu shpejt nuk do të mund te bëhen amendamente kualitative. Edhe Lista Serbe e ka kundërshtuar propozimin e Ismet Beqirit. Kurse AAK-ja dhe Nisma e kanë përkrahur këtë propozim duke thënë se po e përkrahin këtë propozim për shkak te rendësish qe ka ky projektligj.

Edhe grupi parlamentar 6+ e ka mbështetur këtë propozim. /ZERI/