Gazetari serb provokon protestën (VIDEO+FOTO)
FOTO: ZERI

Gazetari serb provokon protestën (VIDEO+FOTO)

Aktuale shtator 17, 2016 - 14:38

Një gazetar serb ka provokuar protestën e sotme nga aktivistët studentor të cilët kanë vendosur një pankartë para kishën ortodokse në oborrin e UP-së.

Pankarta mbante mbishkrimin “ Ky objekt që ka okupuar hapësirën universitare është ndërtuar në kohën e regjimit pushtues shovinist të Millosheviqit”, e që kjo pankartë është hequr nga Policia e Kosovës pas aksionit të tyre, shkruan zeri.info

Mirëpo para se të Policia të intervenoj në heqjen e kësaj pankartë, një gazetar serb e ka shqyer pankartën. I njëjti person pasi që është hequr pankarta nga Policia, është gëzuar kështu duke duartrokitur.

Në vazhdim mund të ndiqni momentet e heqjes së pankartës nga Policia e Kosovës si dhe si dhe momentin kur gazetari i gëzohet këtij veprimi. /ZËRI

Image
Image