Kjo ishte epiqendra e tërmetit që dridhi Kosovën (Foto)

Aktuale shtator 11, 2016 - 16:16

Sipas Qendrës Sizmologjike të Evropës, dy tërmete kanë ndodhur me epiqendër afër Shkupit, njëri në ora 15:10 minuta, ndërkaq tjetri 4 minuta më vonë.

Qendra Sizmologjike Evropiane ka njoftuar se në tre kufirin Kosovë-Serbi-Maqedoni, ka ndodhur një dridhje e tokës me magnitudë 5.0 në ora 15:10 minuta, transmeton lajmi.net

Po e njëjta Qendër, njofton se 4 minuta më vonë ka ndodhur edhe një dridhje tjetër me magnitudë më të vogël, 2.9 shkallë, por shumë më afër Shkupit, rreth 2 kilometra.

LEXO EDHE: Këshilla se si duhet të reagoni në kohë kur ka tërmete

Në uebfaqen e cila regjistron tërmetet në të gjithë botën, shkruan se Prishtina u godit nga dy tërmete.

Mirëpo, këto dridhje në Prishtinë kanë ardhur si pasojë e tërmetit në Shkup. Në Prishtinë, shkalla e dridhjes llogaritet të ketë qenë 2.9 shkallë të Rihterit.

Para rreth një orësh një tërmet i shkallës 5.3 kishte goditur zonën Çair, 5 kilometra larg Shkupit në Maqedoni. /Lajmi.net/

Image
Shiko te pika e kuqe