Zgjedhjet lokale 2017

Ja çfarë tha Qëndron Kastrati para se të largohet nga emisioni

Ja çfarë tha Qëndron Kastrati para se të largohet nga emisioni
14 nëntor 2017 • 21 : 32

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati ka lëshuar emisionin ku po pritej të zhvillohet debat zgjedhor me kandidatin e LDK-së, Shaip Surdulli nga LDK në televizionin Tribuna.

Kastrati ka përmendur një mori arsyesh lidhur me vendimin e tij për mospjesëmarrje jo vetëm në këtë emision, por edhe në debatet e tjera.

LEXO EDHE: “Epidemia” e ikjes së kandidatëve nga debatet

“Raundi i parë ka shkuar në rregull, ndërsa raundi i tyre ka qenë ndryshe. LDK ka premtuar projekte, duke i mashtruar qytetarët. Buxheti është mbi 100 mijë, ndërsa ka bërë premtime për 15 milion. Fushata është për keqardhje. Këta po u thonë qytetarëve se do t’i mbyllim bizneset, do t’i rrënojmë shtëpitë pa leje, do t’i ndalim rastet sociale. Po thonë që jam djali i një terroristi. Shtëpia e Kulturës është në emër të babait të tij. Kanë thënë se do t’u hakmerrem unë komunitetit rom e serb. Një vajzë rome më ka thënë se a është e vërtetë se ju do të na largoni nga shtëpitë tona nëse bëheni kryetar. Kjo është e rëndë për mua”, tha Kastrati.

© zëri.info