“Epidemia” e ikjes së kandidatëve nga debatet

Zgjedhjet lokale 2017 November 14, 2017 - 21:09

Nëpër zgjedhjet e kaluara lokale, kandidatët sidomos ata që shkonin si të dytit në balotazh mezi prisnin debatet e organizuara, në mënyrë që të ballafaqonin idetë me kundërkandidatin.

Por njejtë nuk po ndodhë edhe në balotazhin e zgjedhjeve të 22 tetorit.

Mund të thuhet se është krijuar një “epidemi” në disa qendra kryesore të Kosovës, që herë njëri kandidat, e herë tjetri të mos marrin pjesë në debate, shkruan lajmi.net

I pari e nisi kandidati i LDK-së, Arban Abrashi, i cili nuk pranonte të merrte pjesë në debatet para se të nis fushata, me arsyetimin se kishte probleme me dhëmbë.

Ai refuzoi ofertën e disa mediave që të ballafaqohej me rivalin nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti i cili shumë shpesh i bëri ftesë publike Abrashit.

LEXO EDHE: Shpend Ahmeti i ik përballjes me Arban Abrashin

Zyrtarë dhe aktivistë të Vetëvendosjes e akuzonin këtë të fundit se po ka frikë të ballafaqohet me kryetarin aktual të Prishtinës.

Por pikërisht Ahmeti, sot pak orë para se të mbahet debati në KTV, e anuloi pjesëmarrjen nën arsyetimin e agjendës së ngjeshur të fushatës.

Ashtu siç e la Abrashi të vetëm Ahmetin në TV Dukagjini, sot ndodhi e kundërta.

Por kjo “epidemi” është prezente edhe në disa komuna tjera.

Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri po refuzon pjesëmarrjen në debate me Valdete Idrizin tash e disa kohë.

Sonte në Debat Pernime, Bahtiri nuk pranoi të ballafaqohej me Idrizin, ashtu siç kishte vepruar para disa ditësh kur nuk pranoi ftesën për pjesëmarrje në TV21.

Vlen të theksohet se debatet e zhvilluara para fushatës ndërmjet dy kandidatëve, ishin mjaft të ashpra me akuza dhe kundërakuza.

Bahtiri u akuzua nëpër media se po frikësohet të shkon në debat, për shkak të gafave të vazhdueshme që i bënte në debate, sidomos në të folur.

Ikja dhe largimi nga emisionet u vulos sonte me largimin nga studioi të Qëndron Kastratit, kandidatit për kryetar të Kamenicë nga radhët e Vetëvendosjes.

Ky i fundit pasi u rehatua në studion e Tribuna Channel, vendosi të largohet duke mos pranuar debatin me Shaip Surdullin e LDK-së.

Madje Kastrati theksoi se nuk do të ballafqohet asnjëherë me rivalin e tij të LDK-së në debat.

Ndryshe, fushata do të zgjasë deri të premten pas mesnate, kurse zgjedhjet zhvillohen më 19 nëntor. 

Të rekomanduara