Dukolli: Rritja e Nismës në Malishevë po e frikëson shumë Isni Kilajn e PDK-së

Dukolli: Rritja e Nismës në Malishevë po e frikëson shumë Isni Kilajn e PDK-së

Zgjedhjet 2017 February 03, 2021 - 12:15

Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, njëherit anëtar i kryesisë së kësaj partie, i ka reaguar Isni Kilajt të PDK-së në Malishevë, i cili sot në hapje të fushatës elektorale të kësaj partie, kërkoi që mos të votohet NISMA.

Lidhur me këto deklarata, Dukolli ka shkruar në profilin e tij në "Facebook", duke thënë se, Isni Kilaj që në ditën e parë të fushatës elektorale e shpërfaqi frikën reale që e ka kapluar at dhe PDK-në në Malishevë.

“Çlirimtarët e 121-it jo që nuk janë një subjekt i vdekur, siç na cilësoi me plotë nervozë Kilaj i PDK-së, por janë frymë e fuqishme që me nder e krenari do t’a mbrojnë zërin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Parlamentin e Kosovës, institucionin në të cilin zëri i Kilajt nuk ka për tu dëgjuar asnjëherë”, ka shkruar kandidati për deputet i Nismës, Çerkin Dukolli. /Zëri