Ahmeti: Po ta realizonte dikush programin e parealizueshëm të LDK-së për ekonomi do fitonte Nobel

Zgjedhjet 2017 November 13, 2017 - 23:43

Shpend Ahmeti është i bindur që plani ekonomik i Arban Abrashit është komplet i parealizueshëm.

Madje Ahmeti në debatin me Abrashin në Klan Kosova ka deklaruar se ky program s’ka pikë sensi ekonomik.

“Nëse e realizoni programin tuaj në ekonomi dikush do të merrte çmim Nobel”, ka deklaruar me shaka Ahmeti.

“Gjërat që po i thoni janë hajgare për nga matematika dhe sensi ekonomik”.

Ahmeti madje është tallur me Abrashin duke i thënë se ai po do të punësojë 30.000 qytetarë në Prishtinë, por janë vetëm 28.000 punë kërkues.