Abrashi – Ahmetit: Qytetarët nuk duan të dëgjojnë ankesa, duan zgjidhje!

Zgjedhjet 2017 November 13, 2017 - 22:37

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka thënë se në kuadër të urbanizmit do të punojnë në projekte që kanë penguar zhvillimin e Prishtinës.

“Ka objekte shumëkatëshe që nuk janë pranuar nga komuna dhe është pengesë për familjet dhe investitorët”, ka thënë Abrashi, njofton Klan Kosova.“Tek urbanizmi që lidhet me Prishtinën është legalizimi, është pjesë qendrore, por duhet lobuar te institucionet qendrore që të ndodhë sa më shpejtë. 

Ka lagje që kanë problem me ndërtimet nëpër prona”, ka thënë ai në debatin në Klan Kosova, ku përballë e ka kundërkandidatin nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

“Planet rregullative do të fillojnë me fokus të veçantë në Kodrën e Trimave që ka mbet më e pa zhvilluar se lagjet tjera.

 Plan rregullativ me urgjencë do të jetë ai në qendër në pjesën e Dodonës dhe lagje tjera si Veterrniku dhe Emshiri”, ka thënë Abrashi.Abrashi ka thënë se po dëgjon arsyetime nga Ahmeti, por që nuk është bërë zgjidhje.

Qytetari nuk duhet të dëgjojë ankesa, duhet bëhet zgjidhje”, ka thënë ai, derisa ka folur për urbanizmin.“Njerëzit nuk kanë në flet poseduese shtëpitë dhe kjo nënkupton mos zhvillim të atyre familjeve”.

“Mendoj që është lehtë të flitet, për transparencë, por në qytet është e kundërta. 

Në faqen e Prishtinës janë larguar të gjitha lejet dhe kjo është tendencioze dhe nuk mund të flasim për ankesa. Nuk ka pasur qasje pragmatike për zgjidhjen e problemeve”, ka thënë ai.