Abrashi: Rregullimi i trafikut, prioritet

Zgjedhjet 2017 November 13, 2017 - 22:20

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi gjatë përballjes së tij me kryetarin aktual, njëherit kandidatin e Vetëvendosjes për Prishtinë, Shpend Ahmetin, ka prezantuar planin e tij për rregullimin e trafikut, 

Abrashi rregullimi i trafikut është njëri prej pioriteteve kryesore për Prishtinën, përcjellë Zëri.info. 

 “Në Prishtinë brenda ditës hyjin 100 mijë vetura. Për këtë duhet të bëhet zgjidhje, duhet bashkëpunim me taksitë dhe duke intervenuar në projekte infrastrukturore”, ka thënë ai ndër të tjera në debatin e parë, që po zhvillohet në Klan Kosova, e që është përballja e parë e tyre.

“Kemi paraparë një numër të madh të nënkalimeve dhe mbikalimeve në Prishtinë. Do të krijojmë rreth gjashtë mijë vendparkingje. Do të bëjmë funksionalizim i parkingut mbrapa Pallatit të Rinisë dhe parkingjeve të tjera”.

Abrashi ka thënë se katër vitet e fundit është folur për autobusë, planin e mobilitetit, parkingun nëntokësor por asnjëra nuk është realizuar.