Kandidati i AKR’së për kryetar kundër koalicionit me LDK’në në Ferizaj

Zgjedhjet 2017 November 12, 2017 - 15:51

Aleanca Kosova e Re gjatë ditës së sotme i ka premtuar përkrahje Lidhjes Demokratike të Kosovës për balotazhin e 19 nëntorit. Por, kundër marrëveshjes për koalicion të këtyre dy partive po shprehet ish-kandidati i AKR’së në Ferizaj për kryetar komune, Amir Rexhepi.

Rexhepi në një postim në rrjetin social Facebook ka deklaruar se ai, së bashku me një asamblistë tjetër nga kjo parti, janë kundër marrëveshjes së nënshrkuar sot nga kryetari i degës së AKR’së në Ferizaj Labinot Tahiri me kryetarin aktual të Ferizajt Muharrem Svarqën.

Rexhepi ka thënë se marrëveshja e Tahirit me Svarqën e LDK-së ka qenë për konsum elektoral dhe për pazare politike. Ish-kandidati për kryetar komune në Ferizaj nga radhët e AKR’së, Amir Rexhepi, tutje i ka ftuar votuesit e tij që të mos e mbështesin këtë koalicionin.

Me gjithë këtë pakënaqësi, Rexhepi thotë se nuk do të largohet nga AKR'ja.

Ky është postimi i plotë i tij:

Komunikate
Per shkak te interesimit te madh te votuesve te mi dhe mediave , kam obligim moral te reagoj publikisht ndaj koalicionit te sotem te LDK-se dhe AKR-se, ne Ferizaj.

Ne emer tim si ish kanditati i AKR per kryetar te Ferizajt dhe si asambleist dhe ne emer te asambleistes znj. Makfire Musa jemi KUNDER kesaj marrveshjes te bere sot nga Kryetari i deges se AKR-se z.Labinot Tahirit dhe Muharrem Svarqes , e cila ka qene marreveshje ne mes te dy kryetaresh partive politike per konsum elektoral, per pazare politike, pa u koordinuar me mua si ish- kandidat per kryetar.Andaj ftoje te gjithe votuesit e mi te mos e mbeshtesin kete koalicion te bere sot ne mes LDK-se dhe AKR-se.

Une do te jem pjese e AKR-se dhe do ti perfaqesoj interesat e qytetareve ne Kuvendin Komunal te Ferizajt.