Abrashi viziton lagjen e Muhaxherëve: Investime në ndriçim, fusha sportive…(Foto)

Zgjedhjet 2017 October 01, 2017 - 14:05

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Arban Abrashi sot ka mbajtur një tubim në lagjen e Muhaxherëve.

Abrashi ka thënë se në këtë lagje do të investohet në kopshte, ndriçim, fusha sportive etj.

“Sot prezantuam projektet për lagjen e Muhaxherëve. Kopshti, Investime në ndriçim, rrjet kanalizimit, e rrugica, mirëmbajtja e parkut dhe investime në park, rindërtimi i dyqaneve zejtare, fusha sportive për KF Besëlidhjen, turneu “Gazi”, investime në banesat tek Aktashi e shumë projekte tjera”, ka shkruar Abrashi në Facebook. 

 

Image
Image