Hoxha: Deklarata e Pavarësisë e SHBA-së frymëzim për drejta dhe liri

Zgjedhjet 2017 July 04, 2017 - 13:25

Ministrja e Drejtësisë në detyrë Dhurata Hoxha ka uruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e përvjetorit të Deklaratës së Pavarësisë.

Ajo ka thënë se SHBA-të me Deklaratën e Pavarësisë u bënë frymëzim për breza të tërë dhe shtetet anembanë globit që aspirojnë realizimin e të drejtave të patjetërsueshme siç janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë.

“Me rastin e përvjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, kujtojmë me respekt të sinqertë, krijuesit e saj që nëpërmjet kësaj Deklarate vunë dhe jetësuan themelet e barazisë dhe demokracisë botërore”, ka shkruar ajo në një postim të saj në rrjetin social Facebook. /Zëri.info

Postimi i plotës i Hoxhës:

Me rastin e përvjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, kujtojmë me respekt të sinqertë, krijuesit e saj që nëpërmjet kësaj Deklarate vunë dhe jetësuan themelet e barazisë dhe demokracisë botërore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Deklaratën e Pavarësisë u bënë frymëzim për breza të tërë dhe shtetet anembanë globit që aspirojnë realizimin e të drejtave të patjetërsueshme siç janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë.

Kujtojmë me pietet të veçantë këtë ditë që shërbeu si burim frymëzimi edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës që u angazhuan për çlirimin e vendit, për përkrahjen e parezervë të ShBA-së për ndërtimin e shtetit tonë dhe sundimin e ligjit për të gjithë pa dallim.

Urime dhe gëzuar!